Skip to content

“Ok, do flas unë me Dukën”, tifozët kuqezi i ankohen Gjimshitit për biletat (video)

Një episod shumë interesant ka ndodhur mbrëmë në “Wembley” në përfundim të ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e cila u fitua 2-0 nga “Tre Luanët”.

Në fund të ndeshjes, kapiteni Berat Gjimshiti shkoi të takonte tifozët kuqezi në tribunën ku ata gjendeshin ku u njoh dhe me ankesën e tyre, e cila ka të bëjë me vendimin e fundit të FSHF-së në lidhje me biletat për takimet e Kombëtares.

Related article  I zhdukur prej 23 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit/ Dyshimet e para

Instituticioni më i lartë i futbollit në vend ka hequr rezervimet e biletave për grupimin më të madh të Kombëtares “Tifozat KuqeZi”, dhe ka vendosur që biletat do blihen vetëm në sistemin online, gjë që nuk është pritur mirë prej tyre.

Related article  “Kush është ky” – Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit (Video)

Në një video të postuar në rrjetin social X, nga Illyrian Footy, tifozët e Kombëtares i ankohen Gjimshitit për biletat, kapiteni kuqezi iu premton se do flasë direkt me Dukën për këtë çështje.

Related article  Irani: Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj

“Si? Nuk ju lanë jashtë apo atje në Shqipëri? Ok, do flas unë me Armand Dukën”, dëgjohet të thotë Gjimshiti. SHIKOVIDEON

Published inLajme