Skip to content

“O profesor, po lërë mo zyshën se e mbyte”- Rama batuta: Aman ore, si dy zogj! Gjithë kohës…

Kryeministri Edi Rama ka krijuar një tjetër moment të diskutueshëm gjatë takimit me përfaqësues të universiteteve në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë.

Gjatë fjalës së tij para akademikëve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, ai nuk ngurroi të ndalë fjalimin për të ndërhyrë me një koment ironik ndaj dy pedagogëve që, sipas tij, po bisedonin mes tyre gjatë kohës që ai po fliste.

Duke i parë të përfshirë në një bisedë të vazhdueshme, Rama u kthye drejt njërit prej tyre me fjalët:
“O profesor, po lëre mo zyshën, se e mbyte!”

Ai vijoi me një koment batutë që u perceptua si tallës:
“Aman ore, edhe ju të dy si dy zogj… Gjithë kohës duke folur me njëri-tjetrin.”

Toni i përdorur nga Kryeministri, që fillimisht u interpretua si një përpjekje për të mbajtur një atmosferë më të lirshme, mori shpejt vëmendje për shkak të mënyrës së drejtpërdrejtë dhe të cilësuar nga disa si denigruese në adresë të pedagogëve.

Momenti u regjistrua në një aktivitet zyrtar ku pritej një diskutim mbi cilësinë e arsimit të lartë, akreditimin institucional dhe perspektivat akademike. Megjithatë, batuta të tilla, që për Ramën janë kthyer në stil komunikimi, shpesh kanë kaluar kufirin e protokollit dhe janë bërë pjesë e diskutimit publik më shumë sesa përmbajtja e vetë aktivitetit.

Published inShowbizz