Skip to content

Nuredin Dumani “ia pason topin” bashkëpunëtorit: Talo Çela më bëri atë që…

Burimet bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së sotme Dumani u pyet nga avokati i Gentian Sharrës për grabitjen e një argjendarie në Elbasan në vitin 2011, ku tregoi se ka bashkëpunuar me Talo Çelën dhe Ilirjan Fecin.

Më tej raportohet se Dumani u shpreh se ekspert në botën e krimit e ka bërë Talo Çela.

Avokati: Çfarë bëtë pasi vodhët.

Dumani: U ngjitem lart, hoqëm çantat se mos kishin gjurmues dhe zbrazëm floririn mbi tavolinë.

Avokati: Tjetër?

Dumani: Kemi shkuar me Benz 2500 dhe u kthyem me 2500.

Avokati: Çfarë ngjyre kishte mjeti.

Dumani: Blu i errët.

Avokati: Po viktima?

Dumani: Nuk e di makinën e tij se e grabitëm në këmbë.

Related article  LAJM I FUNDIT - Zjarr i madh, rrezikohen banesat dhe varrezat

Avokati: Ku po shkonte?

Dumani: Nuk e di.

Avokati: Keni komunikuar ndonjëherë me Sharrën? Po me Fecin?

Dumani: Vetëm me njërin prej tyre, si mbaj mend numrat.

Avokati: Ripyes, sa mjete keni patur në dispozicion atë ditë.

Dumani: Dy një 2500 dhe një Rover.

Avokati: Çfarë shëndeti keni pasur atë ditë.

Dumani: S’kisha nevojë të peshohesha se isha djalë i ri.

Avokati: A mund ti paraqes një foto? A jeni ju këtu? Foto është pjesë e fashikullit.

Dumani: S’më kujtohet.

Avokati: Ky me çantë këtu? Çfarë veshje keni pasur atë ditë.

Dumani: S’mbaj mend.

Avokati: Kur u futët në shtëpinë e Talos ku e latë mjeti?

Related article  Lajmi i fundit, Deputeti i PD tenton t'i jape fund jetes (VIdeo)

Dumani: Unë zbrita në oborr.

Avokati: Paraqes foto tjetër nga fashikulli. Ku ndodhet shtëpia e Talos

Dumani: Ec me gisht poshtë.

Avokati: A u ndeshët me viktimën? Kë ishit në mjet kur grabitët?

Dumani: Shofer Talo Çela, Ilirian Feci dhe unë.

Ndërhyn Gentian Sharra: Keni deklaruar se nga 2002 – 2006 thotë që ka punuar në ndërtim.

Dumani: E vërtetë.

Gentian Sharra: 2007 2009 keni thënë që keni punuar me fruta perime.

Dumani: Po e vërtetë.

Sharra: Keni thënë që në 2009 keni patur këmbën e thyer është e vërtetë?

Dumani: Po por isha i ri dhe kocka rikuperohet shpejt.

Sharra: A ke bërë grabitje të tjera?

Related article  Rama tmerrohet nga heqja e Non Grata per Berishen, me fjalor te ndyre ne mitingun e grave: K*qet e tyre

Dumani: Unë skam ditur të grabis më ka mësuar Talo dhe Gentian Sharra.

Sharra: Sa larg e patët viktimën në momentin kur e qëlluat.

Dumani: Sa hap krahun.

Sharra: Keni deklaruar se kam njoftuar sa ka dalë viktima nga shtëpia. Pse duhet të njoftoja kur e kishe ti para syve?

Dumani: Ti e di mirë që në çdo ngjarje duhet informator.

Sharra: Ku i kishte çantat?

Dumani: I kishte dhe një e mora unë dhe një shoku yt Ilirian Feci.

Sharra: Servisi im ishte i rrethuar, pse një e çuam makinën tek servisi im por ndaluam tek Talo.

Dumani: Si do ecnim ne me çanta 300 metra?

Published inLajme