Skip to content

“Nuk mundesha më”, gruaja vret burrin

Një 33-vjeçare në Itali ka vrarë partnerin e saj 38 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës në provincën e Monzas.

Mediat italiane bëjnë me bëjnë me dije se para ngjarjes çifti kanë pasur debat të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë.

Related article  E Bujshme!!! Ish-zyrtari i larte shpallet në kërkim nga Britania

Pas aktit ajo ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta. Nuk mundesha dot më”- ka deklaruar 33-vjeçarja, Stella Boggio.

Related article  Plas arma ne Tirane, plagoset djali i deputetit te PD, ja si ndodhi ngjarja ne lagjen e VIP-ave

Sipas dëshmive të fqinjëve, debatet me partneren e tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të ashpra kohët e fundit. Aq të shpeshta dhe të forta, me britma edhe në mes të natës, duke i shtyrë banorët e pallatit ku jetonin të lajmëronin administratorin.

Related article  Horoskopi ditor, 9 Mars 2025! Ja cila shenjë do të jetë më me fat

Çifti nuk kishte fëmijë, por Boggio kishte një djalë nga një lidhje e mëparshme.

 

Published inLajme