Skip to content

‘Nuk jeni tanet ju…’ 63-vjeçarja ndërroi jetë, kryeplaku nuk i lë familjarët ta varrosin

Enver Muça, kryeplaku i fshatit Katjel në njësinë administrative Rrajcë, është kallëzuar penalisht nga Organizata “Drejtësi Sociale” pas një ngjarjeje të rëndë me sfond diskriminues që tronditi komunitetin lokal. Sipas kallëzimit të dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, Muça akuzohet për pengimin e varrimit të një gruaje 63-vjeçare nga komuniteti egjiptian.

Related article  Parashikimi i motit për ditën e premte

Familjarët e së ndjerës Sofie Doda, sipas denoncimit, nuk janë lejuar të kryejnë ceremoninë mortore për dy ditë me radhë, për shkak të një vendimi të pleqësisë së fshatit dhe një pjese të komunitetit lokal, të cilët e kanë konsideruar këtë familje si “jo autoktone”.

Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të komunitetit egjiptian dhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilët e kanë dënuar veprimin si një akt diskriminues dhe në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Related article  Si i mori mbi 18 mijë vota? Sara Mile e famshme habit me deklaratën: Mu bashkuan ...

Përfaqësuesi ligjor i organizatës, avokati Gentian Serjani, e ka cilësuar ngjarjen si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe një sinjal alarmi për mënyrën se si trajtohen pakicat në zonat rurale të vendit.

Related article  1 minator i vdekur dhe 2 të plagosur pas shembjes së minierës

Rasti po hetohet nga autoritetet, ndërsa kërkesat për drejtësi dhe trajtim të barabartë po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje publike.

Për mediat familjari i të ndjerës deklaroi se kjo është hera e parë që ndodhë, të vdesë njeriu e të mos lejojnë ta varrosësh. Kemi dëgjuar që vdesin shqiptarë nëpër botë, por askush nuk i thotë mos e varrosni këtu sepse nuk është autokton.

Published inLajme