Një “luftë” virtuale ka nisur mes dy personazheve të njohur, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.
Disa ditë më parë, Arbana bëri një postim në Instagram, ku teksa shprehej e lumtur për suksesin e saj të “Mirëmbrëma Yje”, “thumboi” larg e larg Ledionin.
“Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo”, shkroi Arbana, duke lënë të kuptohet se i referohet sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”.

