Skip to content

‘Një fëmijë nga Vlora që ëndërronte të ishte te Milan’, letra e prekese djalit të Igli Tares për të

Djali i Igli Tares, Etien Tare ndau disa fjalë zemre në një postim në Instagram pasi babai i tij u emërua drejtor sportiv i ekipit historik italian, AC Milan.

Në rreshtat e tij të dedikuara arritjes tepër të rëndësishme për babain e tij, Igli Tare, ai shprehu krenarinë dhe mbështetjen e pakufishme për aventurën e tij të re si drejtor sportiv

Related article  Ushqimet që duhen shmangur për gurët në veshka nga Anila Kalleshi

“I dashur babi,

Fillova ta shkruaj këtë mesazh disa muaj më parë kur dëgjova se do të nënshkruash me ekipin tënd të ëndrrave. Sot ajo ditë ka ardhur dhe më në fund mund të mbaroj rreshtat e mia, një ëndërr është bërë realitet për ty dhe për të gjithë familjen.

Related article  Aksioni i ri, Rama jep detaje: Ja çfarë do të ndodhë më 26 Gusht

Babi çfarë të them është e pabesueshme që djali yt është shumë krenar që ka një shembull të tillë në jetën e tij, ti ke ardhur nga hiçi dhe ke arritur të pamundurën! Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të bëhej pjesë e Milanit një ditë dhe shiko tani se ia ke dalë!

Related article  Egli Tako i kundërpërgjigjet këngës së Olsit: “Disa tipare më kujtuan…”

Ne jemi krenarë për ty dhe do të mbështesim gjithmonë, jam i sigurt se do të bësh një punë të pabesueshme me klubin tënd të ri. Të uroj gjithë të mirat dhe fat në aventurën tënde të re. Të dua shumë babi”, shkruan djali i Igli Tares.

Published inLajme