Skip to content

Nis lufta brenda PS! Rama po humb kontrollin? Hoxha: Erion Veliaj ka pergatitur hakmarrjen. Bashkine do e drejtoje me nje kelysh…

Anëtari i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar në një emision televiziv vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si shenjën e parë të një përçarjeje brenda Partisë Socialiste.

Sipas Hoxhës, ky vendim mund të nxisë zhvillime të forta politike në kampin e majtë, pasi Veliaj pritet të ndërmarrë veprime të reja kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai parashikon se përplasjet brenda PS-së mund të jenë më të forta se ato që ndodhën në Partinë Demokratike, duke theksuar se në PS luhet me interesa të mëdha ekonomike.

“PS ka nisur rrugëtimin e një çarje të saj dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua, nuk kam informacion, por kam intuitë politike që më bën të çojë që Veliaj do ndërmarri hapa të tjerë politikë kundër kryeministrit të vendit.

Related article  Dhunohen rëndë Genardi dhe babai, zbardhet dëshmia tronditëse: Një person na...

Pse mendoj këtë gjë? Ajo që do ndodhi në PS, dhe nuk do jetë dita e largët, ne s’kemi parë asgjë çfarë ka ndodhur në PD.

Nëse në PD kemi patur debat për një vulë se kush e merr, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në një forcë politike si PS ku interesat ekonomike janë të jashtëzakonshëm dhe vjedhjet janë të pazakonshme. Kemi një luftë brenda PS, për mua s’ka më pikën e dyshimit. Ai mund t’i drejtohet gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë për t’u rikthyer në detyrën e kryetarit të Bashkisë.”, tha ai.

Related article  Ndërpritet dasma në Korçë! Nusja bëhet tapë dhe i bën namin burrit, ne mes te dasmoreve i kafshon.. (FOTO)

Nderkohe, i ftuar ne log I ftuar në Log, gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kushtetueses që rikthen në detyrë si kryebashkiak Erion Veliajn.

Hoxha, duke ironizuar ministren virtuale të qeverisë së Ramës, tha se kryeministri sot ka të gjitha pushtetet në dorë, përfshi dhe bashkinë dhe atje mund të delegojë në detyrë një nga 83 këlyshët e Diellës.

Ndërsa Veliaj sipas tij me vendimin e sotëm, ka një argument në dorë për të negociuar me Ramën.

Related article  Merr fund misteri, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Gene Hackman dhe gruas së tij

“Pas 9 muajsh iu dha një e drejtë. Ai na tha nën rreshta, ky është armiku im, këta janë armiqtë e mi. Po unë nuk jam kaq i zi.

Për sa kohë ai është në burg nuk bën dot përplasje, ai do të përplaset me Ramën vetëm kur të dalë nga burgu dhe Rama nuk është më kryeministër.

Ky vendim i Kushtetueses, i ka dhënë një argument në dorë për të bërë negociatë me Ramën. Rama do e drejtojë bashkinë me një tjetër. Rama sot ka gjithcka. Meqë Diella është shtatëzënë me 83 këlyshë, ku i dihet se mund ta cojë atë. Kush do ta pengojë?”, tha Hoxha.

Published inLajme