Skip to content

Ngjarje tragjike, ka viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pasdite në fshatin Astrazup të Malishevës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Related article  Konflikti që i mori jetën biznesmenit italian, autori trondit me dëshminë

Konfirmimi i Policisë së Kosovës

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në rrugën Malishevë-Rahovec. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e një burri dhe një gruaje. Dy persona të tjerë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Related article  A e takoi Parashqevi Simaku djalin e saj? Elton Ilirjani jep përgjigjen e shumëpritur

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti fatal.

Related article  FOTO/ Më të lumtur se kaq nuk e kishim parë kurrë, Parashqevisë i xixëllojnë sytë mes shqiptarëve

Published inShowbizz