Skip to content

Ngjarje shume e rende ne vend, dy vajza te vdekura dhe nje e plagosur

Një tjetër mbrëmje e zezë ka goditur rrugët shqiptare, ku dy aksidente të rënda kanë marrë jetë të pafajshme dhe kanë plagosur rëndë disa persona. Brenda pak orësh, në dy akse të ndryshme rrugore, është dëshmuar se sa e brishtë mbetet jeta përballë pakujdesisë dhe rrezikut në qarkullim.

Dy të rinj humbin jetën në aksin Sarandë – Delvinë

Ngjarja më e rëndë u shënua rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, në vendin e njohur si “Pularia”, në aksin rrugor Sarandë – Delvinë. Sipas të dhënave zyrtare, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. N., 23 vjeç, është përplasur dhunshëm me një automjet tip “Lancia”, drejtuar nga e reja Ela Dhimaku, 22 vjeçe.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesen e mjetit “Lancia”, Ela Dhimaku, 22 vjece,  e cila humbi jetën në vend, së bashku me motren që udhëtonte me të, Rezi Dhimaku, 20 vjeçe. Një pasagjere tjetër, Antoneta Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Related article  Ja cfare i bëri Sigurimi realisht Parashqevise! Zhani Ciko e thote troc: ja pse perfundoi ashtu

Viktima kanë mbetur Ela Dhimaku 22 vjeçe, drejtuesja e mjetit, Rezi Dhimaku 20 vjeçe pasagjere, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur Antonela Zhupa 24 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur menaxhimin e situatës së rëndë, ndërsa rruga u bllokua për një kohë të gjatë. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shpejtësia dhe mungesa e kujdesit në drejtim kanë qenë ndër faktorët kryesorë.

Related article  Tragjedi e madhe! 370 të vdekur dhe 300 të zhdukur në det

Babë e bijë plagosen në Fier – Kuçovë

Pak më vonë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në rrugën nacionale Fiershegan – Kuçovë, pranë fshatit Çunat. Një automjet tip “Benz”, për shkaqe ende të paqarta, përplasi nga pas një motoçikletë që po lëvizte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë ndodheshin dy persona, babë e bijë, të cilët mbetën të plagosur rëndë nga përplasja. Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në vendngjarje shkuan menjëherë patrullat e qarkullimit rrugor, të cilat disiplinuan trafikun dhe nisën procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ekspertiza shkencore pritet të përcaktojë shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti.

Related article  Aksident fatal/ Vdes një person, plagosen katër të tjerë

Një bilanc i rëndë në një mbrëmje të vetme

Në vetëm një natë, rrugët shqiptare kanë marrë jetën e dy të rinjve dhe kanë lënë të plagosur rëndë tre persona të tjerë, duke dëshmuar edhe një herë se aksidentet po mbeten një nga plagët më të rënda të vendit.

Banorët e zonave ku ndodhën ngjarjet thonë se mungesa e sinjalistikës, gjendja e amortizuar e rrugëve dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve janë kombinimi fatal që po i kthen çdo ditë akset rrugore në skena tragjedish.

Policia apelon sërish për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, ndërsa familjet e viktimave përballen me dhimbjen e pazëvendësueshme që la pas kjo mbrëmje tragjike.

Published inShowbizz