Mirditë – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Mirditës, ku një shtetas 49-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël.
Viktima, shtetasi me inicialet M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, ka humbur jetën një ditë më parë, rreth orës 22:30.
Në njoftimin e saj zyrtar, Policia shpjegoi dinamikën e dyshuar të ngjarjes:
“Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.”
Pas hetimeve paraprake, autoritetet e rendit e kanë cilësuar ngjarjen si aksidentale. Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ky aksident tragjik tregon rreziqet që paraqesin terrenet e vështira dhe brigjet e lumenjve gjatë orëve të vona të natës.