Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, humb jeten biznesmeni i njohur (EMRI+FOTO)

Nje aksident i rende ka ndodhur nje dite me pare ne afersi te Shkodres, ku ka humbur jeten biznesmeni ALtin Luli. I ndjeri Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit dhe djali i të ndjerit Fran Luli, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ishte një nga të parët themelues të startup-eve në Shqipëri. Ai kishte themeluar “Dyqan Taxi” dhe disa platforma të tjera, me një karrierë të pasur në tregtinë online.

Gjithashtu, Altini ishte dhe djali i të ndjerit Fran Luli, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Fatkeqësisht, 47 vjeçari humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij dhe djali mbetën të plagosur.

Related article  Anullohet televotimi në Big Brother, Zarf i Zi në shtëpi. Eliminohet Gerta?!

Sapo u mësua se viktima ishte Altin Luli, në rrjetet sociale kanë vërshuar mesazhe të shumta nga miq dhe kolegë të tij. Arbër Kadia, themeluesi i “Patoko”, shkruan për ikjen tragjike të Lulit dhe punën e tij në ekosistemin e teknologjisë në Shqipëri.

“Një forcë pioniere pas një prej startup-eve të para në Shqipëri, Dyqan Taxi, Altini ishte më shumë sesa thjesht një mendje teknologjike – ai ishte një vizionar që e kuptonte vlerën e njerëzve shumë kohë para produktit.

Related article  Mes lotësh, Olta Gixhari kërkon këtë gjë: “Të lutem, mos…”

Në Patoko, jemi thellësisht të trishtuar nga ndarja e tij tragjike. Puna e tij ndihmoi në formësimin e ekosistemit të hershëm të teknologjisë në Shqipëri dhe trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë”, shkruan Arbër Kadia.

Ndërkohë, vetë Altin Luli në profilin e tij në “LinkedIn” shkruan se ka 25 vjet përvojë në pozicione të ndryshme biznesi, duke ofruar veçanërisht ekspertizë profesionale në tregtinë elektronike, zhvillimin e kanaleve të shitjeve, menaxhimin e llogarive dhe marrëdhëniet me klientët.

Firmën e themeluesit Altin Luli e mbajnë edhe projekte të tjera të rëndësishme, si Beba.al, një platformë e madhe në tregun shqiptar të shitjeve online të produkteve për nëna shtatzëna dhe bebe deri në moshën 5 vjeç.

Related article  "Në gjendjë të rëndë" - Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në spital

Gjithashtu, 47 vjeçari shkodran kishte krijuar dhe Bukinist.al, vitrina e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

Altin Luli kishte themeluar dhe drejtonte dhe dy kompani të specializuara në fushën e zhvillimit të tregtisë elektornike, si “NetTrade Albania” dhe “CodeVider”.

Published inShowbizz