Skip to content

Ngjarja tragjike ne vend, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare (FOTO+EMRAT)

Dy vajza të reja, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të dyja 16-vjeçare dhe nxënëse të vitit të dytë në gjimnazin “Drita”, humbën jetën në një aksident tragjik me motor në fshatin Kolibar të Kërçovës, informon INA.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti fatal, që mori jetën e dy vajzave të reja kërçovare. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjet Abazi dhe Ramadani, por edhe gjithë Kërçovën.

Related article  VIDEO/ Deklarata e bujshme! Gazment Bardhi: Suel Çela në Elbasan punon për Berishën

Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë ky dy të rejat ishin nxënëse është dhënë lajmi mortor për humbjen tragjike të Eriona Ramadanit dhe Albina Abazit.

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

Related article  VIDEO/ Eltoni: Në rast se e shikoni diku Parashqevinë mos…

Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Related article  Mban fjalimin emocionues per Fatosin! Xhoana Nano perlot te gjithe! ja si duket pas kaq vitesh

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në lajmin mortor të drejtorisë së kësaj shkolle.

Published inShowbizz