Skip to content

Ngjarja e Astirit/ Zbardhen emrat, kush janë personat e shpallur në kërkim? Njëra nga vajzat që festoi me ko*ainë avokate

Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir.

Ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

Related article  E trishte! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Personat e shpallur në kërkim janë me probleme penale.

Ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Related article  Vritet me thikë shqiptari në Zvicër, e telefonoi policinë para vdekjes dhe i tregoi...

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Related article  E rëndë ne Lushnje, Gruaja vdes në spital pas injeksionit në ambulancë! Dyshimet e para

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Shiko edhe: Takimi për herë të parë i Parashqevisë me djalin të dy shpërthejnë në lot

Published inLajme