Skip to content

Nga shënimet në bllokun e pronarit te pamjet e kamerave, detaje e reja nga tragjedia me 59 viktima

Të tjera dyshime dhe detaje janë bërë të njohura lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humben jetën 59 persona për shkak të flakëve që përfshinë klubin Pulse.

Mediat maqedonase shkruajnë se Prokuroria ka refuzuar të përgjigjet nëse në diskotekën “Pulse” ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë nëse apo jo.

Prokuroria në përgjigje të mediave ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndajnë detaje të tilla.

Related article  Tronditet Veliaj, KQZ merr vendimin e rëndësishëm. Humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë

Mediat shkruajnë se ka dyshime se kamera sigurie ka pasur një objekt që ndodhet në afërsi të diskos, i cili ka regjistruar hyrjen e të rinjve aty.

Pamjet e disa prej të pranishmëve të bëra me celular, të cilat u përhapën në rrjetet sociale, tregojnë se në minutat e para të shpërthimit të flakëve, dikush ngjitet mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses.

Related article  CFARE PO NDODH/ Pas ndarjes me Ilnisen: Meriton Mjekiqi, nje gote vere me Egla Cenon

Mediat shkruajnë se ai është pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov – Deko. Të paktën dy burime për të paktën dy media pohojnë se fikësi i zjarrit që Jovanov përdori në skenë ishte i papërshtatshëm, dhe se ishte i përshtatshëm për shuarjen e pajisjeve elektrike të ndezura dhe jo për një zjarr të këtyre përmasave.

Related article  Nga e Hëna, 5 shenja të zodiakut do të kenë një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

Emisioni “Code” raportoi të dielën se edhe në Koçan ka spekulime për një bllok të pronarit të diskotekës.

Dyshohet se ai ka shënuar në atë bllok të gjithë ata që i ka dhënë ryshfet ndër vite, për të pasur në funksion biznesin e tij.

Published inLajme