Skip to content

Qèveria merr vèndimin, rriten págat e gjithe mèsuesve, ja sa do shkojne nga janari

Nga janari 2026, pagat e mësuesve do të rriten me 3 mijë lekë, si pjesë e politikës së re të qeverisë për indeksimin vjetor të pagave publike. Reforma synon një sistem më të drejtë pagash dhe motivimin e mësuesve në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Qeveria shqiptare ka shpallur një politikë të re pagash, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, dhe që parashikon indeksimin e përvitshëm të pagave të punonjësve të administratës publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

Related article  'U harrua nga te gjithe' - Miku i 60-vjeçarit te vdekur në Korçë trondit me deshmine! Vdiq nga uria, ja pse per 8 muaj nuk u kujtua familja

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një reformë që synon “të garantojë drejtësi dhe balancë në sistemin e pagave”, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe me pagën minimale në vend.

Sipas kësaj politike të re, mësuesit do të përfitojnë një rritje prej 3 mijë lekësh në muaj, ndërsa për kategori të tjera të administratës shtetërore shtesat do të variojnë deri në 10 mijë lekë në muaj.

“10.600 punonjës të shërbimit – sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë – do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike, rritja do të jetë 5 mijë lekë, ndërsa për mësuesit 3 mijë lekë në muaj,” – deklaroi Rama.

Related article  Lajm i rëndë nga Uashingtoni/ Shefja e Shtëpisë së Bardhë diagnostikohet me sëmundje serioze

Në të njëjtin kuadër, është parashikuar edhe vlerësimi i vjetërsisë në punë, që përfshihet për herë të parë në sistemin shëndetësor, ndërsa pagat e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit do të pësojnë gjithashtu rritje progresive.

Related article  VIDEO - UUUPS cfare po bejne polici dhe kolegia e tij ne Ish-Bllok ne oret e vona

Kryeministri bëri të ditur se qeveria do të shtojë afro 100 milionë euro në buxhetin e vitit 2026 për zbatimin e kësaj politike, e cila do të krijojë një sistem pagash më të drejtë dhe të harmonizuar me realitetin ekonomik të vendit.

Ky vendim vjen pas disa raundeve rritjesh që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e arsimit, duke synuar motivimin e mësuesve dhe përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor në shkollat publike.

Published inLajme