Një zhvillim i paprecedentë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një operacion policor ka bërë të pamundur punën në ambientet e televizionit News 24, duke çuar në ndërprerjen e sinjalit të tij. Rreth orës 07:00, dhjetëra forca policore mbërritën në ish-Uzinën e Autotraktorëve, ku ndodhen zyrat e këtij grupi mediatik, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.
LAJM I FUNDIT – Policia mësyn në “News 24”. Ndërpritet sinjali! Gazetarët ndalohen të hyjnë në redaksi
Published inLajme

