Skip to content

“Nesër kulmi i vapës”/ Sinoptikania: Ja qytetet qe do ‘digjen’

Meteorologia Lajda Porja ka përditësuar parashikimin e motit, duke paralajmëruar se nesër pritet të jetë dita më e nxehtë e kësaj vere në Shqipëri. Temperaturat do të vijojnë të rriten, duke arritur kulmin nesër me vlera ekstreme në disa zona të vendit.

Sipas sinoptikanes, nesër priten temperatura që do të luhaten nga 39 deri në 40 gradë Celsius në pjesën më të madhe të qyteteve. Qarku i Beratit parashikohet të jetë më i nxehti, ku termometri mund të ngjitet deri në 41 gradë Celsius. Ndërsa qarku i Vlorës do të shënojë temperatura pak më të freskëta krahasuar me zonat e tjera.

Related article  Fati i Vis Martinaj dhe Talo Celes drejt zbardhjes? Karamuco nxjerr detajet e forta, ja cfare eshte zbuluar

Vala e të nxehtit nuk do të ndalë me kaq, pasi edhe fundjava do të karakterizohet nga temperatura të larta rreth 39 gradë Celsius. E njëjta situatë pritet të vijojë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, duke bërë që qytetarët të përballen me ditë të tëra me nxehtësi intensive.

Megjithatë, sipas parashikimit, një lehtësim i përkohshëm nga kjo nxehtësi pritet të vijë nga mesi i javës së ardhshme. “Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë,” – tha Porja, duke paralajmëruar se ky freskim nuk do të zgjasë shumë.

Related article  31 miljon lekë pagë në muaj, Arjan Çanit i ikën sinjali teksa zbulonte emrat e njerëzve të Soros

Sa i përket muajit korrik në tërësi, meteorologia Porja ka theksuar se ai do të jetë mjaft i nxehtë, me periudha të gjata me temperatura të larta. “Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39,” – sqaroi ajo.

Related article  E FUNDIT – Shqiptarët e bllokuar nga lufta në Izrael. Ja ç’po ndodh. Vjen konfirmimi zyrtar nga ministria

Për kuriozitet, Porja shtoi se vera me temperaturën më të lartë të shënuar në vitet e fundit ishte ajo e 2023-it, kur termometri në korrik arriti në 43.6 gradë Celsius në Elbasan. Këto parashikime tregojnë se qytetarët duhet të marrin masa paraprake për t’u mbrojtur nga nxehtësia ekstreme gjatë kësaj periudhe.

Published inLajme