Skip to content

Nesër dita më e nxehtë në Shqipëri, temperaturat do shkojnë 41°C

Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se nesër pritet të jetë dita më e nxehtë e kësaj vere në Shqipëri, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanes Porja, në një prononcim të fundit, nesër priten temperatura nga 39 deri në 40 gradë Celsius në shumë qytete të vendit. Ndërsa qarku i Beratit parashikohet të jetë më i nxehti, me termometrin që mund të ngjitet deri në 41 gradë Celsius. Qarku i Vlorës pritet të jetë disi më i freskët krahasuar me zonat e tjera.

Related article  “Jam tr nditur”/ Rama nis ultimatumin ndaj deputetëve të PS: Do largoheni të gjithë nëse guxoni të...

Fundjava gjithashtu do të karakterizohet nga temperatura të larta, rreth 39 gradë Celsius, dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe në fillimin e javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës pritet të ketë një tërheqje të shkurtër në vendin tonë nga mesi i javës së ardhshme.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Një person qëllohet me pl*mb në kokë (Foto-Emri)

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë,” – tha Porja, duke ofruar njëfarë lehtësimi pas ditëve të nxehta.

Megjithatë, ajo theksoi se muaji korrik në tërësi parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës. “Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39,” – përfundoi sinoptikania Lajda Porja. Këto parashikime tregojnë se qytetarët duhet të jenë të përgatitur për një periudhë të gjatë me nxehtësi intensive dhe të marrin masa mbrojtëse.

Related article  Kush jane miqtë e ngushtë që pr*në në besë Erion Veliaj! Klodiana Lala zbulon pse Lali eshte d*rezuar
Published inLajme