Në këtë episod të dytë të 25 vjetorit të “Kënga Magjike”, humori dhe momentet e paparashikuara nuk mund të mungonin. Në mes të festës dhe emocioneve të “Kënga Magjike” 2006, një moment i papritur ktheu gjithë atmosferën në të qeshura!
Teksa shpallej fituesja, Rovena Dilo rrëzohet papritmas në skenë, por çfarë ndodhi më pas, e bëri historinë të paharrueshme.
Pa hezitim, Ardit Gjebrea vrapon drejt saj dhe e ngre në krah, duke treguar një heroizëm të menjëhershëm që do t’i kushtonte më shumë sesa lavdërime.
Ardit Gjebrea tregon se direkt pas mbarimit të festivalit do të bënte një ndërhyrje kirurgjikale në gju, por në momentin që mori këngëtaren në krah dhimbja u shtua, por nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër. “Dilja, buzëqeshja, prezantoja, kthehesha mbrapa… nuk e di domethënë”, tha ai.
Ardit Gjebrea: Unë kisha një problem me këmbët dhe e kisha harruar, kishte ardhur mjeku i cili pas festivalit do të më merrte për të operuar. Ndërkohë që unë marr Rovenën në krah, pasi u rrëzua, shikoj mjekun që vuri duart në kokë. Unë në disa sekondë këpus mish, kam një moment tek dora mbrapa duke buzëqeshur. U kalua si u kalua, kisha një dhimbje të tmerrshme dhe dilja, buzëqeshja, prezantoja, kthehesha mbrapa… nuk e di domethënë.
Armir Shahini: Domethënë kë kthyer dhimbjen në forcë.
Ardit Gjebrea: Po, po! Duhet të ishte kënga ‘Po të kishte dhimbja fjalë, do të flisnin edhe malet’.