Skip to content

Ne shtator ndahet Partia Demokratike! Flutura Acka zbulon deputetet qe do tradhtojne Sali Berishen

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin shtator.

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” me gazetarin Roland Qafoku, ajo tha se aktualisht po pritet reagimi i Sali Berishës dhe po sigurohen mandatat parlamentare, ndaj deri në shtator nuk pritet ndonjë veprim konkret.

Açka shtoi se kjo lëvizje nuk do të jetë individuale, por e koordinuar nga një grup më i gjerë brenda Partisë Demokratike.

Related article  Arbana Osmani e thotë me të madhe: Ja kush është moderatori më i mirë shqiptar

Ajo theksoi se Bardhi do të justifikojë moralin e një ndarjeje të mundshme me argumentin se përpjekjet për të bashkuar PD-në kanë dështuar.

“Kam përshtypjen që zoti Bardhi po përgatit një grup. Kam përshtypjen që janë duke pritur nëse do të ketë ndonjë reagim zoti Berisha. Nëse jo, nuk është çudi që të kemi një lëvizje të beftë në shtator kur të sigurohen të gjithë palët.

Related article  Sistemi ‘i pathyeshëm’ i Izraelit dështoi! Raketat iraniane godasin në zemër të Tel Avivit – As SHBA nuk i ndal dot

Kini parasysh që një herë ata do sigurojnë mandatin njëherë. Ndaj tani nuk do të ketë asnjë lëvizje. Deri në shtator do kalojnë në heshtje.

Në 10 shtator do të shohim se çfarë mund të ndodhë. A e ka moralin Gazment Bardhi? Unë them se do ta gjejë. Do ta gjejë moralin, do të thotë që me një parti të cilën nuk çamë dot, se ai u përpoq, se për alibi ai dhe shumë të tjerë në PD, janë mjeshtra.

Related article  Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Nuk po them që Bardhi do ta bëjë këtë lëvizje i vetëm, unë them do jetë grup, jo një emër”, u shpreh zonja Açka.

Published inLajme