Skip to content

Ndryshimet ligjore – Kujdes në punë, mund të dënoheni me burg nëse…

Në Shqipëri, tregu i punës do të jetë në shënjestër të masave më të rrepta penale, sipas Kodit të ri që është hedhur për konsultim publik. Këto ndryshime synojnë të mbrojnë të drejtat e punonjësve dhe të ndëshkojnë punësimin e paligjshëm dhe mashtrimet.

Ndëshkimet për punësimin e paligjshëm

Neni 660 i Kodit parashikon dënime për punësimin e paligjshëm, duke përfshirë mashtrimin ose abuzimin me nevojën e punonjësve, vendosjen e tyre në kushte pune që cenojnë të drejtat ligjore, ose punësimin e një numri të madh punëtorësh pa i regjistruar. Dënimet për këtë shkelje variojnë nga gjoba deri në 30 ditë burgim, ndërsa nëse kryhen me dhunë ose kanosje, dënimi shkon deri në 3 vjet burg.

Related article  LAJM I FUNDIT/ U arrátis nga B*RGU i Shënkollit, 31-vjèçári ska piken e fatit! Ja ku e kapi pòlícia

Kodi i ri kriminalizon gjithashtu punësimin e përsëritur të shtetasve të huaj pa leje pune ose punësimin e të miturve pa leje. Për këtë vepër parashikohet një dënim deri në 4 vjet burg.

Related article  ‘Gjithë natën isha me 3 meshkuj, ata më…’. Zbardhet dëshmia tronditëse e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Mbrojtje nga mashtrimi në punësim

Një tjetër vepër penale e re është “Rekrutimi me dredhi i krahut të punës”, e cila ndëshkon ata që mashtrojnë persona duke u ofruar kushte pune që nuk ekzistojnë në të vërtetë, me qëllim që t’i largojnë nga punësimi i tyre i tanishëm. Dënimi për këtë vepër është deri në 45 ditë burgim.

Related article  VIDEO E RE- Pasi tha se pret fëmijën e tij, Laert Vasili filmohet ne flagrance me Serena Sulën, duke e q...

Gjithashtu, parashikohen dënime të ashpra (deri në 4 vjet burgim) edhe për ata që nxisin ose ndihmojnë në emigrimin e paligjshëm të personave, duke përdorur kontrata ose leje qëndrimi të rreme. Këto ndryshime ligjore synojnë të vendosin një kuadër më të fortë ligjor për mbrojtjen e punonjësve dhe të luftojnë fenomenet abuzive në tregun e punës.

Published inShowbizz