Një denoncim i publikuar nga portali JOQ Albania ka sjellë në vëmendje një incident shqetësues të ng@cmimit s8ksual që ka ndodhur në plazhin e Velipojës. Një vajzë e paidentifikuar ka raportuar në redaksinë e portalit se është ng@cmuar në mënyrë të pahijshme nga një burrë i panjohur gjatë qëndrimit të saj në plazh.
Sipas denoncimit, burri në fjalë ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe shqetësuese. Vajza tregon se ai vëzhgonte vazhdimisht rreth e rrotull për t’u siguruar që askush nuk po e shikonte, dhe më pas kryente gjeste të neveritshme drejt saj. Në një moment, ajo pohon se burri i ka bërë edhe disa gjeste të nd yra me gishta.
E indinjuar nga kjo sjellje flagrante, vajza ka reaguar menjëherë duke iu drejtuar burrit me fjalët: “I pafytyrë, a të vjen turp, sepse jam në një moshë me mbesat e tua!”. Pas kësaj, burri ka ulur kokën, ka marrë telefonin në dorë dhe është sjellë sikur nuk e kishte dëgjuar, duke injoruar plotësisht prezencën e saj.
Ky denoncim i bërë publik në JOQ Albania ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë shprehur solidaritetin me vajzën dhe kanë dënuar ashpër sjellje të tilla në vende publike si plazhet. Autoriteteve u bëhet thirrje të jenë më vigjilentë dhe të marrin masa për të parandaluar incidente të tilla dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pushuesve.
