Një banore e Tiranës ka bërë një denoncim publik lidhur me një incident shqetësues që përfshin cënimin e privatësisë së saj dhe përhapjen e numrit të telefonit personal pa miratimin e saj.
Sipas denoncueses, pas një konflikti të natyrës personale me një grua të identifikuar me inicialet O.D., 33 vjeçe, me origjinë nga Berati dhe banuese në zonën e Laprakës në Tiranë, ajo ka filluar të marrë telefonata dhe mesazhe shqetësuese nga numra të panjohur nëpërmjet aplikacionit WhatsApp.
Qytetarja në denoncimin e saj shpjegon se gjithçka ka nisur pasi ajo i kishte bërë të ditur 33-vjeçares se burri i kësaj të fundit e kishte ng.cmuar. Siç pretendon denoncuesja, në vend që të konfrontohej me pohimet e saj, O.D. ka zgjedhur t’u hakmerrej duke shpërndarë numrin e telefonit të denoncueses në mënyrë të qëllimshme në platformën e njohjeve online, Azar.
“Ka dhënë numrin tim te shumë persona të panjohur në Azar, vetëm që të më shkruajnë dhe të më shqetësojnë. Më kanë sharë dhe më kanë bezdisur. E gjitha sepse i thashë të vërtetën. Kur s’kanë ç’i bëjnë gomarit, i bien samarit,” – thuhet në mesazhin e denoncueses, e cila gjithashtu ka njoftuar se së shpejti do të bëjë kallëzim penal në polici për këtë çështje.
Si provë të ng-cmimeve të shumta, qytetarja ka paraqitur një foto ku shihen qartë disa prej numrave të huaj që e kanë kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme pas publikimit të numrit të saj në platformën Azar.
“Faleminderit nëse e publikoni këtë rast, sepse më ka rënë në qafë pa të drejtë,” – përfundon denoncimi i saj, duke shprehur shpresën se publikimi i historisë së saj do të ndërgjegjësojë të tjerët për pasojat e përhapjes së paautorizuar të të dhënave personale dhe do të ndihmojë në ndalimin e ngacmimeve.
