Ndersa kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndermarre nje aksion sa per sy e faqe, se gjoja do pastroje trotuaret e Tiranes, cudia ndodh me njerezit e tij, qe kane filluar te privatizojne cdo cep qe ju del perpara.
Burimet e policise thane se një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet.
Policia e Tiranës bëri me dije se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Por, pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë, duke mos e hequr traun.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të banorëve të pallatit të parkojnë automjetet”, bëri me dije policia.
Por pse jane keto dy standarde? Nga burimet policore mesohet se keshtu ndodh me njerezit e kryeministrit Rama. Personi eshte identifikuar si nje patronazhist shume i zellshem i Rames dhe ata kane frike vendin e punes.
Pra nga njera ane, kryeministri thote se do te pastrohen trotuaret per qytetaret duke hequr karrige e tavolina lokalesh, por nga ana tjeter bllokohen fare per interesa te ngushta te njerezve qe punojne me pushtetin.
Mbetet e habitshme sesi policia nuk vepron per heqjen e traut dhe shume trareve te tjere neper Tirane, qe jane vendosur nga te fortet e lidhur me pushtetin, por qe bejne vetem show televiziv per ti hedhur hi syve te qytetareve.