Skip to content

Ndihmoi gjithë natën të mbijetuarit, ndërron jetë shoferi i ambulancës në Koçan

 

 

Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne pas një dite të vështirë, gjatë së cilës pati transportuar të lënduarit nga zjarri tragjik që shpërtheu në një diskotekë në këtë qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut.

Shoferi shumëvjeçar i ambulancës, Ile Gocevski, ka ndërruar pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për të shpëtuar dhe transportuar personat e lënduar nga zjarri në lokalin e natës. Siç raporton portali “Metropola”, Gocevski ndërroi jetë në orët e vona të mëngjesit të sotëm.

Related article  LAJM I FUNDIT – Vjen kthesa e madhe? Netanyahu urdhër të prerë ushtrisë: Që tani e tutje, dua ....

Nuk dihen ende shkaqet e sakta të vdekjes të shoferit të ambulancës.

Tragjedia në Koçan ndodhi të dielën, kur një zjarr masiv shpërtheu në diskotekën “Pulse”, ku ndodheshin rreth 1,500 persona. Zjarri ka lënë 59 të vdekur dhe 155 të plagosur, ndërsa dëshmitarët kanë treguar se ndërtesa kishte vetëm një dalje të vogël, duke e bërë të pamundur evakuimin e shpejtë të njerëzve.

Related article  Grida Duma ka ditëlindjen, por nuk feston, dy arsyet qe e kane trishtuar ne kete dite

Ky incident ka tronditur qytetin e Koçanit dhe ka lënë një dhimbje të madhe për të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, si dhe për ata që ishin të përfshirë në shpëtimin e viktimave.

Related article  Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! E mos shani para se ta lexoni se do me jepni te drejte!
Published inLajme