Skip to content

Ndeshja Shqipëri-Serbi, vjen njoftimi i fundit! Ja çfarë duhet të dini

Policia e Shtetit ka njoftuar masa të posaçme dhe të forta sigurie përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Në vijim të planit të detajuar të masave të sigurisë, Policia e Shtetit informon publikun mbi kufizime të pjesshme të qarkullimit që do të aplikohen në pasditen e sotme dhe ditën e nesërme për shkak të lëvizjeve të ekipit serb.

Related article  Mbajten motren e vdekur nje vit ne shtepi se i tha mamaja se do ringjallet, nuk e besoni cpo ndodh sot me motren tjeter pasi vdiq mamaja

Sipas njoftimit, trasa nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë, i cili ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, duke kaluar përmes bulevardit “Bajram Curri”, do të ketë kufizime të pjesshme të qarkullimit që do të zgjasin deri në 25 minuta. Këto kufizime do të zbatohen sot në orën 16:30, kur ekipi serb do të shoqërohet për në stadium për stërvitje, dhe nesër në orën 18:45, kur ekipi do të eskortohet për të zhvilluar ndeshjen.

Related article  Ndërron jetë para kohe në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i PS-së, njeriu i besuar i Rames

Policia e Shtetit ka theksuar angazhimin maksimal për të siguruar që i gjithë aktiviteti sportiv të përfundojë me sukses dhe në kushte të sigurta. Në këtë kuadër, u bëhet apel qytetarëve për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren, me qëllim shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Related article  Horoskopi, 3 prill 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Autoritetet policore kanë paralajmëruar se çdo sjellje apo veprim që do të konsiderohet si cenim i rendit dhe sigurisë publike do të trajtohet me rigorozitet dhe pa tolerancë, në përputhje me ligjin.

Published inLajme