Skip to content

‘Na duhet edhe ai miu se e kemi’, plani për të vrarë Andi Malokun, zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe Elidon Avdylit: E kam lënë…

Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedën me Elidon Avdylin për vrasjen e Andi Malokut.

Aty tregohet se si “Rrumi” kishte planifikuar ta eliminonte, bisedë të cilën e ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC.

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Aleksandër Lahon në lidhje me arrestimin e Edmond Çekiqit për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

Related article  Partia Demokratike në zi, ndërron jetë ish-kryebashkiaku

“Rrumi” dyshon se arrestimi i Edmond Çekiqit alias Çekes, është bërë me ndërhyrje nga rivalët, për ta larguar atë nga siç e quajnë në bisedë “loja e Durrësit”.

Në orën 20:24, Elidon Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos se atë javë do të vriste Malokun, duke iu referuar Edmir Bregut.

Vëllai i “Rrumit” u arrestua pak ditë më parë në Durrës, me urdhër të SPAK, nën akuzat e vrasjes dhe tjetërsimit të pronave, teksa dosja ka zbuluar një bisedë mes tyre.

Related article  “Jozi eshte burri i vetëm që kam patur...”- Joz Marku reagon fort ndaj Loredanes duke i nxjerre (FOTO)

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, shihet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi”.

Në një pjesë të saj, të vendosur më poshtë, flitet për një sipërfaqe të madhe toke, prej 20 mijë m2. Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.

Related article  E FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person

Vullneti:- Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble.

Aleksandri:- Jepi cil dush….mbidh nai lek…

Vullneti – Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit.

Aleksandri – renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni thu’

Vullneti – Po ate te Palit pa 200 sja vlen me i dhen…apo ti them ktu para dylakut.

Published inLajme