Skip to content

Mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë, ja kush përfiton

Në një përpjekje për të adresuar nevojën urgjente për strehim të denjë, qeveria ka nisur një program të ri që do t’u vijë në ndihmë 1,253 familjeve në nevojë. Përmes Projektit të Investimeve të Strehimit Social, këto familje do të përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesave të tyre, duke përmirësuar kushtet e jetesës.

Related article  Zarfi i zi dhe kthimi në shtëpi, Gerta dhe Gjesti përplasen në spektakël

Sipas Dardana Grabovajt nga Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit, thirrja për aplikime u hap në dhjetor 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet aplikuan në bashkitë e tyre përkatëse, dhe pas verifikimit të kritereve, përfituesit u miratuan dhe u shpallën publikisht.

Related article  Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Celibashi merr VENDIMIN final

Aktualisht, po pritet përfundimi i procedurave tenderike, me qëllim që puna për rinovimin e banesave të nisë në muajin gusht. Ky program fokusohet kryesisht në përmirësimin e kushteve të banimit në zona informale, qytete dhe fshatra, ku nevoja për ndërhyrje është më e madhe.

Related article  Cfare po ndodh me Topallin! E mbytur nga pronat miliona euro dhe luksi ben deklaraten shokuese: Kemi frike...

Fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 1 miliard lekë. Ndërhyrjet nuk kanë të bëjnë vetëm me riparime strukturore, por synojnë të garantojnë kushte minimale jetese dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës për shtresat më të pambrojtura të shoqërisë.

Published inShowbizz