Skip to content

Parashikimi i motit per diten e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta, të cilat do të shtohen deri në mesatare vetëm në orët e mesditës në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes.

Era dhe Valëzimi

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Megjithatë, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të arrijë shpejtësinë deri në 14 m/s. Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale, sipas qyteteve, parashikohen si më poshtë:

  • Shkodër: 22°C / 36°C
  • Kukës: 17°C / 33°C
  • Lezhë: 24°C / 36°C
  • Dibër: 14°C / 32°C
  • Durrës: 21°C / 36°C
  • Tiranë: 21°C / 36°C
  • Elbasan: 21°C / 37°C
  • Berat: 18°C / 37°C
  • Vlorë: 21°C / 33°C
  • Korçë: 15°C / 39°C
  • Gjirokastër: 17°C / 36°C
  • Sarandë: 20°C / 32°C
Published inLajme