Skip to content

Moti, sot rikthehen reshjet – Ja zonat e prekura

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë Shqipërinë, por në orët e vona të mbrëmjes pritet një përkeqësim i motit.

Ndryshimet në mot dhe temperatura

Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të shtohen gradualisht në mbrëmje, veçanërisht në zonën veriore. Në veriperëndim, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri në mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht me breshër.

Related article  E bujshme, Noterja që kontrollon klanin e bixhozit në Tiranë, nxjerr jashtë lojë edhe Tom Doshin

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet mund të arrijë deri në 16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Related article  Nuk shkoi dot në Eurovizion, tërbohet Elvana Gjata. Merr vendimin drastik...

Temperaturat në disa qytete kryesore:

Published inShowbizz