Skip to content

Moti – Metereologia tregon se çfarë na pret javën e fundit të Gushtit

Pas një fillimi të freskët të pjesës së dytë të gushtit, moti në Shqipëri do të jetë i paqëndrueshëm këtë javë. Meteorologia Lajda Porja njoftoi se do të ketë alternime midis kthjellimeve, vranësirave dhe reshjeve të izoluara shiu, kryesisht në zonat malore të juglindjes dhe verilindjes, ku reshjet do të jenë më të shpeshta. Temperaturat gjatë kësaj periudhe do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius.

Related article  Qenka Laert Vasili babai i fèmíjës? Serèna Sùla plas B*MBËN: Jam shtátzènè pres…

Megjithatë, Porja paralajmëroi se kjo situatë do të ndryshojë shpejt. Java e fundit e gushtit do të sjellë masa të nxehta ajrore nga Afrika, të cilat pritet të rrisin ndjeshëm temperaturat, duke arritur deri në 39 gradë Celsius. Kjo valë nxehtësie parashikohet të zgjasë edhe gjatë javës së parë të shtatorit.

Parashikimi ditor në detaje

Meteorologia Porja tha se dita e sotme ka nisur me kthjellime, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të ketë alternime midis vranësirave dhe lagështirës. E marta dhe e mërkura do të kenë temperatura në nivelet aktuale, ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale, sidomos në qarqe si Shkodra, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra.

Related article  EMRI/ Tentoi të vríste KREUN e máfias greke, kush është Kílleri i fríkshem shqíptar! (Ja Krímet ku dýshohèt se është përfshirë Vrásesi me pagesë)

Për ata që do të kalojnë pushimet në bregdet, moti do të jetë më i qëndrueshëm. Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të ketë kryesisht mot me diell dhe vranësira në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil, ndërsa zona e Vlorës pritet të jetë pa reshje.

Related article  Merret vendimi - Goditje e rende per PD dhe Berishen

Ndërkohë, në zonat malore, ku reshjet janë më të shpeshta, temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius, një ndryshim i vogël nga ditët e fundit.

Published inShowbizz