Skip to content

Moti i keq, paralajmërimi i frikshëm i sinoprikanes: Në orët në vijim do të kemi…

Meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi stuhinë e fuqishme që ka përfshirë Shqipërinë. E ftuar në Euronews Albania, ajo shpjegoi se stuhia, e cila ishte formuar në Kanalin e Otrantos, ka prekur fillimisht Durrësin, Shkodrën, Lezhën dhe më pas Tiranën.

Parashikimi për orët dhe ditët në vijim

Sipas meteorologes Porja, situata do të përkeqësohet gjatë orëve të pasdites së sotme. Zonat më të rrezikuara janë Shkodra, Dibra, Kruja, Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Për jugun, priten rrebeshe shiu në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër. Në Tiranë, reshjet do të jenë më intensive nga ora 15:00 deri në 18:00, ndërsa era e fortë do të vazhdojë deri në mbrëmje.

Related article  Bashkimi Evropian i ben te paprituren Kryeministrit Rama!

Pritet që moti të përmirësohet gjatë ditës së nesërme, por me një rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat do të zbresin deri në 27 gradë Celsius. Sipas Porjas, këto stuhitë janë tipike për këtë periudhë dhe pritet të rikthehen sërish në muajin shtator.

Related article  Me bikini dhe gjoksi shpërthyes, Xhensila mahnit fansat. Gruan larg kur t’i shikoni këto foto

Megjithatë, i nxehti do të kthehet sërish në mes të javës së ardhshme, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Related article  Deklarata e Bernardit në ‘BBV4’, Stresi shfrenon fantazinë, nuk ja përton asnjë fjalë: Ata po...
Published inShowbizz