Skip to content

‘Mos flisni se na q…’ Del mesazhi sekret i Rames sa mbaroi numerimi i votave

Nje mesazh i forte i kryeministrit Rama u eshte derguar kandidateve te PS, te cilet kane kerkuar videot nga KQZ, qe mos te flasin sepse po i sjellin probleme Partise Socialiste mbi manipulimet.

Mediat raportojnë se kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë të gjithë kandidatëve të Partisë Socialiste në listë të hapur, duke u kërkuar që të ndalin menjëherë ankesat dhe kërkesat zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Related article  VIDEO, Drejtori i Tatimeve, presion votuesve, godet dhe qytetarin që po i filmonte

Rama i ka paralajmëruar kandidatët se këto veprime po dëmtojnë procesin zgjedhor dhe ndikojnë negativisht në perceptimin publik të partisë.

Kjo ndërhyrje e Ramës vjen pas një vale kërkesash nga vetë kandidatët e mazhorancës, të cilët pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Emra si Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Eilda Gjonaj dhe Frrok Gjini kanë depozituar shkresa pranë KQZ-së.

Related article  Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet e Rames. Ja cfare ka vendosur t'u beje Rama

Ata kane kërkuar pamjet filmike të procesit të numërimit. Po ashtu ata kërkojnë transparencë, pasi dyshojnë se votat që u janë dhënë nga qytetarët janë manipuluar në favor të kolegëve të tjerë brenda listës.

Related article  “Mjellma e zezë” ishte mesazh! Gazetarja Lala zbulon si e mori vesh Veliaj ekzistencën e urdhërarrestit! Ka pasur një tronditje në fytyrë…
Published inLajme