Skip to content

‘Moralistët na flasin sa mirë e bëri biri i K…’ Shkullaku: S’ndërtohet fushata me djemtë e…

Armand Shkullaku ka qenë i ashpër në reagimin e tij për mediat, që sipas gazetarit mbajnë anën e një të korruptuari si Edi Rama. Në emisionin Çim Peka Live, Shkullaku tha mediat në vend që të merren me korrupsioni në nivel ministror e kryebashkiakësh, merren me PD që në fakt prej më shumë se një dekade vijon të jetë në opozitë.

Teksa i ka rreshtuar të gjitha shkeljet dhe abuzimet e Ramës dhe qeverisë së tij, Shkullaku tha se mediat nuk e shohin këtë, porse hiqen sikur mbrojnë moralin dhe këtë e gjejnë tek pala më e dobët, opozita.

Related article  Autoritetet japin alarmin! Ruhuni! Ja qytet ne Shqiperi ku pritet furtunë!

Në përballjen me bandat e PS në qarqe, PD vendos emra me peshë, dhe për humbjen u shpreh me cinizëm ndër të tjera Shkullaku, sërish mediat fajësojnë opozitën dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Këta hiqen sikur mbrojnë një moral, ky është problem dhe moralin e kërkojnë te pala më e dobët. Ai ka vënë Suel Çelën, ky ka vënë Tomorr Alizotin që bën libra. Oerdi do mundë Troplinin në Durrës. Dhe prapë thonë ai e ka fajin, opozita e ka fajin.

Related article  Cdo qark me deputetin e vet! Dalin emrat! Ja cilet jane te gjithe deputetet e rinj ushtare te grupeve kriminale

S’mund të futësh moralin tek alternativa, ndërkohë që ky që ka përgjegjësi dhe ka lekët tona, ky thonë është bir K…, është i zoti. Ky që i bëri Melonit këtë përuljen, është bir K…

Related article  Hoxhë Ahmed Kalaja flet për rrezikun që i kanoset besimtarëve pas Ramazanit

Opozita duhet ta këtë parasysh se me kë ka të bëjë. Nëse vazhdon me djemtë e mirë të ndërtojë fushata me një përballje a regjim, për mua e ka gabim. Rama e përdor parlamentin si i do qejfi. Opozita duhet t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë. Opozita po nuk zgjodhi rrugë rezistence e organizimi, nuk bën gjë tjetër.

Published inLajme