Skip to content

Modelja shqiptare e “OnlyFans” zbulon mesazhet me yjet e futbollit: Duan që të më …

Modelja shqiptare 22-vjeçare, Melisa M., e njohur në rrjetet sociale me emrin melimtx, është bërë temë e polemikave të shumta pasi ka bërë publike mesazhe private që ka marrë nga disa prej yjeve më të mëdhenj të botës së futbollit.

Melisa, e cila ndiqet nga mbi 6.5 milionë persona në platformat Instagram dhe TikTok, si dhe ka një profil aktiv në “OnlyFans”, ka zbuluar interaksionet e saj me emra të njohur si Karim Benzema, Vinicius Zhunior dhe Rafael Leao.

Sipas rrëfimit të Melisës, Karim Benzema, ylli i njohur i futbollit, i ka dërguar thjesht një mesazh me tekstin “Hola” nëpërmjet Instagramit, pa bërë ndonjë tentativë tjetër për të vijuar bisedën. Modelja shqiptare ka treguar se nuk i është përgjigjur kurrë këtij mesazhi, por e ka lënë atë të dukshëm në profilin e saj. “Benzema më shkruajti ‘Hola’. Nuk iu përgjigja kurrë dhe nuk e fshiu, mund ta shikoni. Pse duhet të më shkruante, nuk ka kuptim. Ka dhe të tjerë”, ka deklaruar Melisa, duke lënë të kuptohet se nuk është futbollisti i vetëm që e ka kontaktuar.

Ndërkohë, ish-shoku i skuadrës së Benzemës, Vinicius Zhunior, thuhet se ka qenë më i drejtpërdrejtë në qasjen e tij. Melisa pretendon se Viniciusi e kishte ftuar në rezidencën e tij gjatë vitit të kaluar, por ajo thotë se e ka refuzuar ftesën. Ajo gjithashtu ka shprehur se kishte parashikuar që lojtari brazilian do të fitonte “Topin e Artë”, një çmim prestigjioz që përfundimisht shkoi në duart e Rodrit të Mançester Sitit, duke shkaktuar mjaft diskutime në komunitetin e futbollit.

Skenari më emocional, sipas Melisës, ka qenë ai me Rafael Leaon, sulmuesin e Milanit. Ajo rrëfen se Leao është ndjerë i zhgënjyer kur ajo e ka lënë mesazhin e tij “seen” pa iu përgjigjur menjëherë dhe ka reaguar me një mesazh që modelja e ka cilësuar si emocional. Melisa ka thënë se i është përgjigjur sulmuesit portugez vetëm një herë dhe nuk ka vijuar më tej kontaktin me të. “Rafael Leao, mendoj se kam mesazhe me të, nëse nuk i ka fshirë. Nuk mendoj se supozohet ta bëj këtë, por…”, ka thënë Melisa teksa kontrollonte telefonin për të gjetur bisedat.

Më pas ajo ka treguar se çfarë kishin shkruar bashkë. “Nuk i jam përgjigjur. Ju përgjigja njëherë, ai dërgoi një fytyrë të mërzitur dhe unë e pyeta. Më tha ke lënë mesazhet, por i thashë që nuk i kisha parë”, ka shpjeguar Melisa për bisedën me Leaon.

Zbulimet e Melisa M. kanë shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, nga komente mbështetëse deri tek kritika ndaj modeles për publikimin e mesazheve private. Kjo ngjarje e fundit tregon edhe një herë ndikimin e figurave publike në platformat sociale dhe interesin e publikut për jetën private të tyre.

Published inLajme