Skip to content

Mjekesia shqiptare ne zi! Vdes ne krye te detyres mjeku i njohur, e trishte cfare ndodhi ne repartin e femijeve

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme për bluzat e bardha. Është ndarë nga jeta pediatri i njohur tropojan Bashkim Nezaj. Largimi i mjekut nga kjo jetë ndodhi teksa ai ishte në krye të detyrës kur papritmas dha frymën e fundit duke iu shërbyer fëmijëve.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e Nezajt të cilët reaguan nëpër rrjet.

Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë tereza” në Tiranë, që e cilësoi një dhimbje të thellë humbjen e doktor Nezajt

Related article  'Se dua fare familjen e burrit, do bëj atë që s’ua pret mendja…', vajza çudit me letrën

Reagimi i Qendrës Spitalore “Nënë tereza” për lajmin e hidhur: “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj.

Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e shërbimit të Pediatrisë, duke u bërë shembull i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Related article  Shkon në Gjermani të kërkojë gruan me dy fëmijët, shkodrani tronditet nga ajo që zbulon

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një figurë e dashur dhe e respektuar, që la gjurmë të thella në QSUNT dhe në zemrat e pacientëve të vegjël.

Related article  ‘Dua të zhvishem dhe të fle me 3 meshkuj…’ Valbona nuk duron dot më! B ‘Kam nevojë të…’

Në emër të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.

Published inLajme