Skip to content

Miratohet shpërblimi për punonjësit, ja kush përfiton

Qeveria “Rama” ka miratuar sot një vendim për shpërblimin e punonjësve të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës së vitit 2025. Ky shpërblim do të variojë nga 1 deri në 3 paga mujore, në varësi të kohës së angazhimit në terren.

Related article  Sot pjesë e BBVA, por e pabesueshme thoshte dikur Xum Allushi/ Format i pisët, nuk...

Kush përfiton dhe si llogaritet shpërblimi?

Shpërblimi do të llogaritet mbi pagën mujore bruto të punonjësve dhe do të ndahet sipas ditëve të angazhimit:

  • 1 pagë mujore për angazhim nga 1 deri në 7 ditë.
  • 2 paga mujore për angazhim nga 8 deri në 15 ditë.
  • 3 paga mujore për angazhim 16 ditë e më shumë.
Related article  “Kam shumë vite që e kërkoj, Parashqevia ishte amaneti i nënës”! Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të

Kategoritë e përfituesve përfshijnë punonjës të Forcave të Armatosura, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe strukturave zjarrfikëse në bashki. Ky vendim synon të vlerësojë punën dhe përkushtimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.

Related article  E konfirmuar/ A do të futet Xheneta sonte në Big Brother, ja njoftimi i rëndësishëm
Published inShowbizz