Skip to content

Miliona euro drejt Peqinit, kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai – Hetimet

Euronews Albania ka publikuar detaje të reja nga dosja e hetimit të një karteli të fuqishëm shqiptar të drogës, e cila ka zbuluar shuma të jashtëzakonshme parash të qarkulluara nga ky grup. Në përgjimet e siguruara nga SPAK, zbulohet se anëtarët e kartelit kanë menaxhuar miliona euro borxhe dhe fitime, me operacionet që shtriheshin nga Paraguai deri në Shqipëri.

Në bisedat e përgjuara, njëri prej të dyshuarve, Ervis Çela, komunikon me vëllain e tij, Ardjan Çela, i cili jeton në Paraguai, për shumat marramendëse që grumbullohen nga trafiku i drogës. Në një nga bisedat, Ervisi e informon të vëllain se një bashkëpunëtor, Franc Gergely, ka dërguar në Shqipëri një shumë prej 1 milion eurosh, si dhe ka kreditur një borxh tjetër prej 2 milionë dollarësh.

Related article  Heidi Baci gris foton e ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, një tjetër e puth - Ja pse!

Borxhe miliona euro dhe dërgesa të paligjshme

Dosja tregon edhe për detyrime financiare të frikshme mes anëtarëve të grupit. Ervis Çela shpreh shqetësimin për një tjetër të dyshuar, Fadil Balla (i njohur gjithashtu si “Jul”), i cili ka një borxh prej 7.373 milionë eurosh. Për shkak të këtij borxhi të lartë, Ervisi po mendon seriozisht të ndërpresë furnizimin me lëndë narkotike për të.

Related article  Sondazhi i tretë për zgjedhjet, tronditet Rama. Ja kush i fiton zgjedhjet, por...

Përgjimet zbulojnë gjithashtu detaje rreth transportit të parave. Në një tjetër bisedë, Albin Çela i komunikon vëllait të tij, Ervisit, se një shumë prej 1.160.000 eurosh është transportuar nga Tirana në Peqin nga një person i quajtur Denis Daja. Kjo shumë i ishte dorëzuar në mes të rrugës dhe Ervisi udhëzon vëllain që të mos e shënojë atë si pagesë të Fadil Ballës, duke iu referuar atij me nofkën “Shijaksi”.

Related article  Detaje Tr*nditëse/ Gruaja e Tr*dhëtoi hoxhen shqiptar me Hoxhën tjeter, ‘Njerëzit me thonë ec sipas Kanunit, por ja si veprova’

Ky rast dëshmon ndikimin e madh të kartelit shqiptar të drogës në tregun evropian dhe rëndësinë e hetimeve të SPAK-ut për goditjen e krimit të organizuar.

Published inLajme