Skip to content

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me sukses dhe si pasojë mori edhe një detyrë për të bërë.

Këngëtarit iu dha e drejta që të ndante se si do të flinin banorët e tjerë nëpër krevate. Ai vendosi që Miri dhe Selina të flinin në një krevat dhe asnjëri prej tyre nuk pati kundërshtime, edhe pse ishte e sikletshme.

Related article  E fundit! Vr*tet shkencëtari i madh në Amerike! Po punonte per zbulimin e asaj që mund të ndryshonte botën nese arrihej

Kjo ndarje solli debate si brenda shtëpisë ashtu edhe në studion e “Fan Club”.

Opinionistja Françeska Murati u shpreh se banori kishte dëshirë t’a bënte këtë gjë. Sipas ish-banores së “Big Brother VIP 3”, ky veprim nuk ishte normal, duke e lidhur me jetën e banorit jashtë shtëpisë që ka një bashkëshorte dhe një vajzë.

Related article  ‘Përvëlohet’ Shqipëria' - E premtja dita më e nxehtë, nuk do ta besoni, ja sa do të shënojë termometri

Por të ftuarat e kësaj puntate të parë të “Fan Club”, Sara Gjordeni dhe Sonila Meço, thanë se qëllimi i Mirit nuk ishte i tillë, por vetëm po ndiqte rregullat e lojës.

Related article  VIDEO/ Ilirjani: Shokuese, ja kur i shfaqi Parashqevi problemet e para. Direkt pasi takoi…

Këtu bën një batutë edhe i ftuari tjetër, Milaim Zeka, duke thënë: “A mund të flija në krevat me Sonilën?”.

“E para njëherë, unë kam një mungesë dispozite fizike, duke qenë dy metra e shtatë centimetra, fle diagonalë”, u përgjigj Meço.

“A i sheh limitet”, thotë duke qeshur Zeka.

Published inShowbizz