Skip to content

Meterologia tregon se si do jetë moti gjatë javës së fundit të Gushtit dhe fillimit të Shtatorit

Kjo javë e fundit e gushtit do të shënojë një kthesë në mot, duke sjellë valë të nxehta pas një fillimi me vranësira dhe reshje të pakta. Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius në disa qytete.

Parashikimi për ditët në vijim

E hëna dhe e marta nisën me vranësira dhe reshje kryesisht në veri, ndërsa jugu mbetet i paprekur nga shirat. Por, nga dita e mërkurë, moti do të përmirësohet ndjeshëm, me diell dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave. Kulmi i të nxehtit pritet të arrihet të enjten dhe të premten, ku termometri do të shënojë 38-39 gradë Celsius në shumë qytete kryesore.

Related article  5-vjeçarja hodhi vëllain e porsalindur nga ballkoni

Gjatë fundjavës, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me luhatje dhe prani të shirave dhe stuhive të erës, kryesisht në veri. Megjithatë, dita e dielë pritet të sjellë sërish përmirësim të motit.

Related article  VIDEO/ Parashqevi Flet për herë të parë pas takimit me djalin

Parashikimi për muajin shtator

Meteorologia Porja tha se edhe pse kalojmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, shtatori do të jetë i nxehtë. Java e parë e shtatorit do të nisë me temperatura të larta, duke e bërë verën të zgjatet edhe gjatë këtij muaji. Ajo theksoi se edhe pse mund të ketë herë pas here stuhi ere dhe reshje të pakta, shumica e muajit do të ketë temperatura mjaft të larta.

Related article  Befasusese/ Redoni tregon pse la shtëpinë e “Big Brother VIP”
Published inShowbizz