Skip to content

Metereologia tregon se kur rikthehet i nxehti ekstrem. Parashikimi për 10 ditet e fundit te gushtit

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja

Ajo bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.

Sipas meteorologes, të martën dhe të mërkurën, pritet që temperaturat të qëndrojnë në nivelet aktuale, ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale në qarqet e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Related article  Po mashtron te gjithe! Valbona ne lidhje jashte Big Brother, ja kush ia nxori sekretin

Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të shfaqë mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira në Velipojë, Shengjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil, ndërsa zona e Vlorës do të mbetet pa reshje.

Related article  Deputeti britanik jep lajmin e keq për shqiptarët - Detajet

Në zonat malore të juglindjes dhe verilindjes reshjet do të jenë më të dukshme gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius.

Meteorologia shtoi se qytete si Tirana, Fieri dhe Lushnja do të regjistrojnë temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë javës. Në fundjavë pritet një ulje e temperaturave ku maksimumi do të jetë rreth 31 gradë Celsius.

Related article  Rasti i rrallë në Tiranë, I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Megjithatë, Lajda Porja paralajmëroi se java e fundit e gushtit do të sjellë masa të nxehta afrikane, me temperatura që mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, duke shtuar se kjo valë nxehtësie pritet të vazhdojë edhe në javën e parë të shtatorit.

Published inShowbizz