Skip to content

‘Meta e kërcënoi me jetë…’, Gazetari Doçi zbulon dëshmi tronditëse në dosjen CEZ-DIA: SPAK i ka te…

Gazetari Adriatik Doçi ishte i ftuar këtë të premte në një studio televziive, ku i pasqyroi publikut disa prej provave më “ulëritëse” në çështjen “CEZ-DIA” që tregojnë qartazi se Ilir Meta, tashmë i pandehur nga SPAK, ishte arkitekti dhe përfituesi kryesor i kësaj afere.

“Hetimi i SPAK ka goditur dh endërprerë një metastazë, një ng ametastazat më të rrezikshme të korrupsionit në politikën dhe piramidën e shtetit shqiptar. Dosja është e kopsitur me fakte dhe prova, me dëshmi, me ndjekjen rrugës së parave, me sistemin TIMS, me fatura hotelesh dhe lidhjesh telefonike. Pra janë një tërësi provash e dëshmish që faktojnë korrupsionin e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi”,- theksoi Doçi.

Sipas Doçit, krahas disa provave të pakundërshtueshme, në dosjen “CEZ-DIA” veçohen si më të thelbësoret 3 dëshmi që kanë ndihmuar SPAK-un në hetime. Një prej tyre është e Elvis Matajt, dikur drejtor ekzekutiv i DIA-s dhe më herët eksponent i lartë i Lëvizjës Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë).

Related article  E rëndë në Itali, 26-vjeçari plagos rëndë dy shqiptarë pas sherrit në lokal (detajet)

“Bëhet fjalë për 3 dëshmi kyçe që kanë ndihmuar SPAK-un për të zbërthyer një nga episode kryesore të korrupsionit të Ilir Metës që kanë të bëjnë me çështjen CEZ-DIA. Dëshmia më e rëndësishme e SPAK-ut që i është servirur përmes një audio-regjistrimi nga një kolegu jonë gazetar është e Elvis Matajt, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA që mblidhte borxhin e keq të CEZ-it, ku vetëm kalonin paratë, dhe Elvis Mataj ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005 dhe një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës.

Është një dëshmi që Elvis Mataj, i kërcënuar përjetë nga Ilir Meta se I kishte dalë jashtë kontrollit, sepse po ta shikosh te dosja e SPAK-ut të gjithë baskëpunëtorët e tjerë kanë gënjyer, Edmond Haxhinasto, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Kastriot Ismailaj që ka bërë dhe burgun. Kastriot Ismailaj gënjen vazhdimisht në SPAK duke mbrojtur albinë e Metës.

Related article  Pas situatës me nishanin, Egli dhe Gjesti shkëmbejnë tjetër puthje në buzë (Video)

Ndërkohë Elvis Mataj që ishte drejtor ekzekutiv i DIA-s (Kastriot Ismaili ishte pronari formal në letra) ka rrëfyer të gjithë prapaskenën dhe ndjekjen e rrugës së parave, kërkesat që i bënte Meta, udhëzimet që u jepte Meta këtyre të dyve, sepse Kastriot Ismailaj dhe Elvis Mataj, ishin njerëzit kryesor të Ilir Metës për të bërë këtë punë. Konkretisht është në 4 gusht të 2010, pasi Meta kishte hyre në qeveri me Sali Berishën, Kastriot Ismailaj dhe Elvis Mataj themelojnë kompaninë DIA në një parajsë fiskale dhe e regjistrojnë formalisht dhe në Shqipëri.

Më 1 shtator mblidhet gjoja bordi i CEZ-it, ku Meta më vonë futi edhe Kastriot Ismailajn te bordi i CEZ-it, mblidhet dhe për të firmosur marrëveshjen për mbledhjen e borxheve me kompaninë DIA.

Atë ditë nuk firmoset asnjë lloj marrëveshje sepse nuk kishte marrëveshje, gjithmonë i referohem dosjes së SPAK-ut me prova dhe fakte, dhe po atë ditë kalojnë menjëherë 1 milion euro nga llogaria e CEZ-it te llogaria e kompanisë DIA.

Related article  Numerohen 379 kuti, ja sa mandate marrin secila parti nese do ishte rezultati final

Më vonë kalojnë dhe 500 mijë euro, dhe të tjera që kapin vlerën 6.5 milionë euro. Nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni, ishte e gjitha fiktive skema, thjeshtë do të kalonin nga CEZ-I që ua merrte shqiptarëve përmes uljes së çmimit të energjisë dhe manovrave të tjera, mblidhte paratë dhe i kalonte te DIA.

Kastriot Ismailaj përmes kompanisë DIA menjëherë kontraktonte kompani të tjera, pas të cilave qëndronin zyrtarë hd ebaskëpunëtorë të ngishtë të Ilir Metës dhe kalonin para nga CEZ-i te DIA dha shpërndaheshin në kompani të tjera pa bërë asnjë lloj pune, vetëm merreshin lekët dhe futeshin në xhep”,- tha gazetari.

Një tjetër dëshmi e rëndësishme që rrëzon alibinë e Ilir Metës është edhe ajo e çekut Jozef Jesek, ish administratori i CEZ-it në Shqipëri.

Published inLajme