Skip to content

“Messi i vogël”/ 4-vjeçari Keyan Emini, futbollisti i vogël që po bën xhiron e rrjetit

Familja Emini ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, pjesë e së cilës është edhe 4-vjeçari i talentuar Keyan Emini. 4-vjeçari me talent dhe pasion për futbollin golin e parë e ka bërë 8 muajsh, ndërsa 1 vjeç gjysmë ka nisur të flasë.

Babai i tij, Dritan Emini i cili jeton në Londër me familjet e tij, tregoi në “ABC e Mëngjesit”, pasionin e të birit për sportit, ndërsa u shpreh se vetëm kur ishte 1 vjeç e gjysmë e regjistruan në klub sportiv.

Ndërsa djali tjetër Rajan, tregoi pasionin e tij për notin, ndryshe nga vëllai më i vogël që është i apasionuar pas futbollit.

“Në shtëpi janë thyer shumë gjëra, por nuk vlejnë para ëndrrës së Keyan.  të gjithë i bëjnë dhuratë topa, vetëm për Vitin e Ri i dhuruan 15 topa”, është shprehu babai i tij.

Gjithashtu gjatë intervistës u shpreh se djali i tij ka ende një rrugë të gjatë përpara, ndërsa nuk e fsheh dëshirën për t’ përfshirë në skuadra të mëdha, kur të rritet.

Published inLajme