Skip to content

Mesazhe me Llagamin për SPAK? Reagon Klotilda Bushka: Janë…

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në media, ku pretendohet se ajo është duke komunikuar me Naureda Llagamin lidhur me aktivitetet e SPAK-ut.

Në mesazhe pretendohet se ajo diskutonte për mënyrën e “kapjes së SPAK” duke futur brenda kësaj strukture njerëz të saj, ndonëse vlen të theksohet se vërtetësia e këtyre mesazheve nuk është provuar ende.

Related article  “Ta plas kokën, kafshë, idiote” dhuna brutale e një mësueseje në shkollën 100-vjetori i Pavarësisë

Në reagimin e saj, Bushka thotë se këto mesazhe janë tërësisht të pavërteta si dhe paralajmëron ndjekien e hapave ligjorë ndaj publikuesve të tyre.

Related article  'U tregoj videon qe...', Kandidati i PD: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve edhe ne PS

“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta.

Related article  Hëna e re në Peshq/ Zbuloni 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend.

E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra”, shkruan ajo.

Published inLajme