Skip to content

Merret vendimit! Goditje e rëndë për Sali Berishën dhe PD

Komisioni Rregullator i Shqipërisë shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të mbajtura më 11 maj 2025. Ky vendim u mor me 3 vota pro dhe 2 kundër, duke miratuar projektvendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ndarja e mandateve dhe votat kundër

Komisioni miratoi numrin e votave dhe mandatet e deputetëve për çdo subjekt dhe zonë zgjedhore në rang kombëtar. Sipas rezultatit zyrtar:

  • Partia Socialiste fitoi 83 mandate.
  • Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore siguroi 50 mandate.
  • Partia Socialdemokrate mori 3 deputetë.
  • Partia “Mundësia” fitoi 2 mandate.
  • Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet morën nga një mandat.
Related article  “Kam fjetur rrugëve, s’kam pasur për të ngrënë”, rrëfimi emocionues i Gjestit

Anëtarët e Komisionit, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, votuan kundër certifikimit. Çakaj shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se “krim zgjedhor kishte, vetëm KQZ dhe SPAK nuk e pa”. Ndërsa Vukaj argumentoi se zgjedhjet “nuk ishin të lira, ishin larg standardeve, rezultatet nuk ishin reale dhe jemi në një regjim.”

Related article  Çështjet financiare marrin zgjidhje për këtë shenjë! Horoskopi për muajin shkurt 2025 nga Paolo Fox

Procedurat ligjore në vazhdim

Kundër këtij vendimi, subjektet e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit. Kjo procedurë hap rrugën për finalizimin e rezultateve dhe konstituimin e parlamentit të

Related article  VIDEO/ Nxehet situata në BB mes Laertit dhe transgjinores: “Do të doje që…”
Published inShowbizz