Skip to content

Merkato – Mediat: S’do ta besoni se ku pritet të luajë Jasir Asani

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, është pranë transferimit në Iran. Sipas mediave nga Teherani, ai ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin Esteglal, duke zgjedhur këtë destinacion për vazhdimin e karrierës së tij.

Gazeta iraniane “Teheran Times” raporton se Asani, i cili prej afro dy vjetësh luan në Korenë e Jugut, ka arritur një akord me klubin më të vjetër të Iranit. Ndërsa detaje financiare nuk janë bërë publike, besohet se paga e tij në Iran do të jetë më e lartë se ajo që merr aktualisht te skuadra e tij, Gwangju. Kontrata e re pritet të ketë një kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Esteglal, një klub me 9 tituj kampion dhe dy herë fitues i Champions League të Azisë, duhet të negociojë ende me Gwangju FC. Klubi korean ka kontratë me sulmuesin shqiptar deri në dhjetor dhe kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 1 milion euro për ta lënë të lirë.

Asani ka pasur një formë të shkëlqyer këtë sezon. Ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 21 ndeshje të kampionatit korean, si dhe ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 1 asist në 10 ndeshje të Champions League të Azisë, ku skuadra e tij arriti deri në çerekfinale. Më herët, për shërbimet e tij ishte interesuar edhe klubi japonez Yokohama.

Published inLajme