Meri Shehu paralajmëron një korrik jo të qetë, me planetë në lëvizje që do të sjellin aktivitet dhe ndryshime për të gjithë. Data 7 korrik veçohet si shumë me fat pasi Urani kalon në Binjak pas 7 vitesh në Dem.
Renditja e fatit për shenjat:
12. Shigjetari: Urani në Binjak do të sjellë ndryshime në bashkëpunime, martesë dhe vendime të rëndësishme për 7 vjet. Komunikimi do të ndryshojë.
11. Gaforrja: Afërdita në Binjak sjell hov të mirë nga data 4, por Mërkuri i kundërt në Luan pengesa ekonomike dhe Marsi në pozicion të vështirë sjellin tentativa jo të mira. Hëna e plotë në Bricjap rreth datës 19 sjell paqartësi në martesë e bashkëpunime.
10. Bricjapi: Hëna e plotë në shenjën e tyre më 10 korrik ndriçon pasiguritë dhe shanset. Urani në Binjak do ua bëjë jetën e përditshme shumë të ndryshueshme.
9. Akrepi: Shpëtojnë nga ndikimi i Uranit dhe pas datës 7 do të merren me çështje ekonomike. Mërkuri i kundërt në Luan nga data 18 sjell mendime për të kaluarën dhe pengesa në punë, karrierë, ligj, nënshkrime, udhëtime.
8. Peshqit: Hëna e plotë më 10 korrik është pozitive, por Urani në Binjak sjell destabilizim në çështjet familjare dhe pasurive të patundshme. Afërdita në Binjak nga data 4 i ëmbëlson situatat. Hëna e re më 23 sjell ekonomi e shpenzime.
7. Virgjëresha: Urani dhe Afërdita në Binjak ndikojnë në karrierë dhe jetë personale. Pas datës 4 Afërdita në Binjak sjell fejesa, martesa dhe lajme të mira. Urani përballë i bën më të hapur në karrierë dhe ndërmarrje të rëndësishme.
6. Demi: Shpëtojnë nga Urani dhe deri në nëntor do të qetësohen në çështjet ekonomike. Kujdes nga Mërkuri i kundërt në Luan që sjell debate familjare.
5. Dashi: Me Uranin në Binjak ndihen komodë dhe fillojnë të marrin ajër. Nga data 18 problematika në çështjet erotike dhe projekte. Në karrierë mbyllet një punë e rëndësishme më 10 korrik.
4. Luani: Urani në Binjak u jep avantazhe në udhëtime, kontakte me jashtë, studime, ligj, projekte. Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre nga data 18 sjell komplikime nga e kaluara. Kujdes me punën rreth datës 10. Hëna e re më 23 u hap rrugë të reja.
3. Ujori: Urani në Binjak është shenja e dashurisë për ta dhe me Afërditën nga data 4 do të jenë joshës. Do të shkëlqejnë në art, dashuri, projekte. Kujdes më 10 korrik.
2. Peshorja: Kanë kombinim të bukur me Uranin dhe hënën e re në Luan. Do të arrijnë gjithçka me lehtësi. Kujdes më 10 korrik për çështjet familjare dhe pasurive të patundshme.
1. Binjakët: Urani dhe Afërdita në shenjën e tyre sjellin 7 vjet me shumë mundësi, dashuri dhe para. Kujdes pas datës 18 nga Mërkuri i kundërt që kthen mbrapa disa projekte.