Skip to content

“Menjëherë”! Ndryshon Loja? Trump i jep ultimatum e forte Izraelit: Tani …

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë drejtuar Izraelit përmes një postimi në platformën Truth Social, duke i kërkuar të mos kryejë më sulme ajrore në Iran. Ky paralajmërim vjen pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit, e cila hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Katarit.

“Izrael. Mos i lëshoni bombat. Nëse e bëni është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi tani!”, shkroi Trump, duke theksuar rëndësinë e respektimit të armëpushimit dhe duke sinjalizuar shqetësimin e tij për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ushtarake.

Gjatë rrugës për në Hagë, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, Presidenti Trump bëri një tjetër postim në rrjetin social Truth, duke tentuar të qetësojë situatën dhe të japë një pamje më optimiste. “Izraeli nuk do të sulmojë Iranin. Të gjitha avionët do të kthehen dhe do të nisen për në shtëpi, duke bërë një ‘përshëndetje’ miqësore ndaj Iranit. Askush nuk do të lëndohet, armëpushimi është në fuqi! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump, duke njoftuar kështu ndërprerjen e sulmeve ajrore.

Megjithatë, më herët gjatë ditës, Trump shpërtheu në kritika ndaj të dy shteteve, duke shprehur pakënaqësinë për mosrespektimin e armëpushimit të shpallur prej tij një natë më parë. Ai iu drejtua gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë duke thënë se “Janë dy shtete që po luftojnë prej kaq shumë kohe dhe aq fort, saqë nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë”. Presidenti theksoi se nuk beson se armëpushimi është prishur përfundimisht, por shfaqi një pakënaqësi të veçantë ndaj Izraelit, i cili sipas tij e theu menjëherë marrëveshjen. “Izraeli, sapo bëmë marrëveshjen, doli dhe hodhi një breshëri bombash si kurrë më parë, ishte ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë. Ngarkesa më e madhe që kemi parë”. Trump shtoi se “Nuk jam i kënaqur me Izraelin. E dini, kur unë them, ‘OK, tani keni 12 orë’, nuk është që në orën e parë del dhe hedh gjithçka që ke. Kështu që nuk jam i kënaqur me ta. Nuk jam i kënaqur as me Iranin”.

Më vonë, Trump deklaroi me bindje se Irani “kurrë” nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë programin e tij bërthamor, pas sulmeve ajrore amerikane mbi vendet e tij bërthamore. Kur u pyet nëse Irani ka aftësinë të rikuperohet nga sulmet e fundit, ai u përgjigj: “Irani nuk do ta rimarrë kurrë veten. Ai vend është nën gërmadha, është shkatërruar”.

Trump lavdëroi gjithashtu ushtrinë amerikane, veçanërisht pilotët që morën pjesë në operacionin e bombardimit, duke thënë se “Pilotët e B-2 e bënë punën e tyre, dhe e bënë më mirë se ç’mund ta kishte imagjinuar kushdo”. Presidenti hodhi poshtë raportimet e disa mediave që sugjeronin se sulmet kishin pasur efekt të kufizuar, duke insistuar në suksesin e operacionit.

Published inLajme