Skip to content

‘Mendova fundin…’, Historia e trishte, pas katër abortesh, lind nje djale, por me pas semuret me tumor

Rrugëtimi drejt plotësimit të dëshirës për t’u bërë nënë ka qenë një sprovë për Mirsadën. Protagonistja e “Ka Një Mesazh PërTy” ndan në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se përpjekjet për t’u bërë nënë i kanë kushtuar katër aborte në total. Sot gëzon një djalë, por arsyet e humbjes së krijesave të tjera nuk i di ende.

Pas një aksidenti me bashkëshortin, pikërisht kur mendoi se gjithçka mbeti pas, u përball me një tjetër sfidë shëndetësore. Disa simptoma nisën të shfaqeshin dhe ta shqetësonin, por priti dy vjet para se të mësonte diagnozën.

Mirsada: Si çdo çift i ri që kur martohet ka dëshirë të bëhet prindër, edhe ne kishim atë dëshirë. Erdhi lajmi që ne mezi e prisnim që isha shtatzënë, por fatkeqësisht nuk ishte ashtu siç donim ne. E humba atë fëmijë. Pas tij, pata edhe dy aborte të tjera. Pas 5 vitesh martesë, erdhi ai që mezi e prisnim, erdhi djali në jetë që sot është 9 vjeç.

Related article  LAJM I Zl! Humb jetën krejt papritur biznesmeni i njohur i Prishtina Mall (Detaje+ FOTO)

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin ?

Mirsada: Helios.

Ardit Gjebrea: Është i vetmi fëmijë që ke?

Mirsada: I vetmi fëmijë që kam.

Ardit Gjebrea: Provuat më vonë përsëri?

Mirsada: Provuam më vonë përsëri, kur ishte djali 5 vjeç, provuam. Përsëri e njëjta gjë. E abortova edhe atë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhte me ty?

Mirsada: Nuk e di. As mjekët nuk më kanë dhënë një përgjigje tamam që vjen nga kjo gjë. Pastaj edhe bashkëshorti im pati një aksident në punë, preu gishtat edhe ai, pas lindjes së djalit. Pastaj menduam që ramë në qetësi, menduam që përfunduan të këqijat.

Related article  Lajmi i madh/ Reduktohet taksa e karburantit, ja sa do ulet çmimi

Ardit Gjebrea: Përfunduan të këqijat.

Mirsada: Përfunduan të këqijat, por jo, nuk ishte ashtu. Në qershor të vitit 2023, kisha 2 vjet para se ta merrja vesh që shikoja që nuk shkonte diçka në trupin tim, kisha lodhje, këputje, flokët më shkurtoheshin, më binin vetë, kokrra kisha në gjoks.

Ardit Gjebrea: Nuk bëje vizitë?

Mirsada: Asnjëherë.

Mirsada thotë se gjithçka ia atribuonte problemeve që kishte kaluar derisa një ditë vendosi të bënte një vizitë. Ndërsa kujton fjalët e mjekes, fytyrës ia përshkon një shprehi dhimbjeje.

Mirsada: Shkova në një klinikë private, bëra një eko dhe mjekja më tha direkt që ti ke tumor.

Related article  Sinoptikania zbulon cfarë pritet të ndodhë me Motit ne ditet ne vazhdim

Ardit Gjebrea: Pashë një reagim tëndin që sapo të erdhi në mend ky moment, sikur pate një dhimbje.

Mirsada: Ky moment nuk më hiqet nga mendja. Për momentin e përjetova shumë keq, isha bashkë me bashkëshortin tim. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte “po djali? Kush do të ma rrisë djalin mua?” Mendova fundin.

Nga ai moment, nisi kalvari i gjatë i kurimit. Vizita të vazhdueshme në spital, përfshirë edhe në Itali ku e priste i vëllai me familjen e tij, kimioterapi dhe në fund një operacion i gjatë, plot 10 orë. Kanceri ishte përhapur në të dy gjinjtë, por tanimë duket një betejë e fituar. Mirsada thotë se në janar është bërë një vit pas kësaj historie dhe është në rrugën e shërimit.

Published inLajme